Fiorentina arrin fitore ndaj Juventusit – siguron një vend për në Konferencë Ligë

Fiorentina ka arritur të marr një fitore të rëndësishme ndaj Juventusit.

Sport

21/05/2022 22:47

Ka përfunduar 2:0 ndeshja në mes Fiorentina – Juventus.

Ishte fillimisht Duncan që shënoi për ‘La Fiore’ në minutat shtesë të pjesës së parë.

Raste kishte më pas edhe nga të dy ekipet, shkruan lajmi.net.

Ishte sërish Fiorentina që shënoi golin e dytë me anë të Gonzalez nga pika e bardhë, në minutat shtesë të pjesë së dytë.

Kështu me këtë fitore Fiorentina siguron një vend në Konferencë Ligë, ndërsa Juve në anë tjetër tash e sa xhiro ka siguruar biletën për Ligën e Kampionëve./Lajmi.net/