Finalja në Ligën Unike, dy skuadra nga Kosova luftojnë për titull

Golden Eagle Ylli po tregon edhe një herë se është seriozisht duke menduar fitimin e Ligës Unike.

Sport

13/04/2021 22:20

Skuadra e Yllit, ka arritur kualifikimin në finale pasi e mposhtur me rezultat 86-74 Goga Basketin me rezultat 74-86, transmeton lajmi.net.

Goga Basket tregoi një ndeshje mjaftë të mirë, duke mbajtur epërsinë në 3 çerekët e parë, por humbi në fund.

Ekipi nga Suhareka në 10 minutat e fundit pësoi vetëm nëntë pikë dhe shënoi 23 të tillë për të arritur kualifikimin në finale.

Ylli në finale do të takohet me Pejën nesër, kurse Goga Basket do të përballet me Rahovecin për vendin e tretë./Lajmi.net/