Finalja e Ligës së Kampionëve mund të zhvendoset
Sipas raportimeve të fundit, rritja e shqetësimeve mbi trazirat politike në Turqi mund të bëjë që vendi i finales së Ligës së Kampionëve të ndryshojë për herë të tretë në po aq vite. Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA thuhet se pohon se finalja do të zhvillohet në Stamboll, sipas ‘Independent’. Megjithatë, planet janë në…
Sport
Sipas raportimeve të fundit, rritja e shqetësimeve mbi trazirat politike në Turqi mund të bëjë që vendi i finales së Ligës së Kampionëve të ndryshojë për herë të tretë në po aq vite.
Organi qeverisës i futbollit evropian, UEFA thuhet se pohon se finalja do të zhvillohet në Stamboll, sipas ‘Independent’.
Megjithatë, planet janë në fuqi nëse nevojitet një opsion i paparashikuar, me zgjedhjet presidenciale turke të vendosura të zhvillohen një muaj përpara se stadiumi ‘Ataturk’ në Stamboll të jetë nikoqir i finales së kësaj gare, transmeton lajmi.net.
Stambolli duhej të priste finalen dy herë në tre vitet e fundit, por shqetësimet për COVID ndërhynë në të dyja rastet.
Në vitin 2020, përplasja mes Bayern Munich dhe PSG-së u luajt në Lisbonë, dhe vetëm një vit më vonë, kryeqyteti turk ishte paraparë që të mbante finalen me Chelsea dhe Manchester City.
Sidoqoftë, rastet e COVID u rritën dhe Turqia u vendos në listën e kuqe të Mbretërisë së Bashkuar, dhe duke qenë se të dyja palët do të kishin probleme me udhëtimin, ajo u zhvendos edhe një herë në Portugali, këtë herë në Porto.
Mbetet të shihet nëse edhe këtë herë do të ndodhë e njëjta gjë dhe të zhvendoset finalja e cila do mbahet më 10 qershor./Lajmi.net/