Finalja e Kupës së Italisë zhvendoset në Romë?

Thuhet se finalja e Kupës së Italisë mes Juventusit dhe Atalantas ka më shumë gjasa të zhvillohet në Romë se në Milan.

Sport

16/02/2021 18:25

Vendimi është ende në dyshime, me finalen e paraparë të zhvillohet me 19 maj 2021, përcjellë lajmi.net.

Sipas Il Messaggero, FIGC do kërkojë nga UEFA leje që ndeshja të zhvillohet në stadiumin “Olimpico”.

Kupa e Italisë zakonisht është zhvilluar aty, por planet e fundit ishin që të zhvendoset në “San Siro” sepse “Olimpico” të përgatitet për fillimin e Evropianit 2020.

Sidoqoftë, tifozët më shumë gjasa nuk do lejohen, andaj stadiumi ndoshta do jetë i gatshëm për finalen e Kupës së Italisë.

Autoritetet italiane së pari duhet të kërkojnë leje nga UEFA që ta përdorin stadiumin në atë periudhë./Lajmi.net/