Finalja e Kupës së Italisë: Napoli – Juventus, formacionet e mundshme

Në 'Stadio Olimpico' të Romës, Napoli dhe Juventusi sot (e mërkurë, 17 qershor) zhvillojnë finalen e Kupës së Italisë me fillim nga ora 20:00.

Sport

17/06/2020 09:25

Partenopei u kualifikuan duke eliminuar Interi, kurse Bianconerët eliminuan Milanin. Fituesi do të vendoset brenda 90 minutave. Në rast se rezultati është i barabartë, atëherë do të ekzekutohen penalltitë, duke shmangur vazhdimet.

Heroi i Napolit në ndeshjen ndaj Interit, David Ospina, nuk mund të luajë për shkak të kartonëve, ashtu që vendin e tij në portë pritet ta zë Alex Meret.

Miralem Pjanic dhe Douglas Costa janë dyshimet e Maurizio Sarrit për formacionin startues të Juves, ndërsa Gonzalo Higuain, Giorgio Chiellini dhe Merih Demiral, janë të lënduar.

Napoli

Juventus