Finlandë – Kosovë, shitje rekorde e biletave në ditën e parë

Ndeshja e parë e Përfaqësueses së Kosovës ndaj Finlandës në udhëtim për kualifikimet e Botërorit “Rusia 2018”, po zgjon interesim të madh.

Sport

18/06/2016 18:36

Biletat për këtë sfidë kishin dalë në shitje të premten dhe që në ditën e parë janë shitur rreth 70 për qind e tyre.

Kështu i ka thënë Gazetës Sheshi përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki.

“Biletat për ndeshjen Finlandë – Kosovë kanë filluar të shiten dhe sa kuptova vetëm dje janë shitur 70 për qind e tyre”, deklaroi Bunjaki, duke theksuar se djelmoshat e tij do të jenë gati për duelin historik.

Shumë prej biletave janë blerë nga bashkëatdhetarët shqiptarë që mezi presin ta shohin Kosovën në një ndeshje kualifikuese.

Ky takim luhet më 5 shtator në Veritas Stadium të qytetit Turku, në orën 21:45, sipas orës lokale, që i bie në 20:45 sipas asaj në Kosovë.

Stadiumi ka kapacitet prej vetëm 9372 ulësesh.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.