Filozofi Latifi: Shpëtova nga sulmuesit me mjekra duke u futur në turmë njerzish

Këshilltari i kreut të Kuvendit dhe filozofi, Blerim Latifi sonte i është shmangur një sulmi fizik nga dy persona me mjekra, që dyshohet të jenë ekstremistë islamik. Latifi ka qenë në qendër të debatit publik rreth ekstremizmit islamik, përmes analizave dhe opinioneve të tij në media.

Lajme

17/01/2015 20:46

Ai rreth orës 18:40 ka shkruar në njerën nga banatoret afër objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës për të marrë ilaçe, derisa ka vërejtur se po përcillet nga dy persona.
 
Latifi në një bisedë për Indeksonline, ka rrëfyer ngjarjen, duke thënë se në momentin e tentim-sulmit, ksihte dalë t’i blejë vajzës së tij një ilaq. 
 
“Rreth orës 6.30-6.40, dola për t’ia blerë vajzës një sirup dhe duke shkuar në barnatore i vërejta dy persona që rrishin në distance rreth pesë metra njëri prej tjetrit. Ata ecnin paralelisht. Njëri nga ata shikonte përreth, kurse tjetri mu vërsul pas dhe në një moment më tha ‘nalu qaty pak’”, ka treguar Latifi.
 
Ai tutje ka treguar se në atë moment ka arritur të shmanget duke u futur në një turmë njerëzish të cilët qëlluan aty.
 
“Të dy personat mbanin kapuçë në kokë dhe ishin me mjekërra… Unë që nga viti 2011 vazhdimisht marrë fyrje, kërcënime të ndryshme, mirëpo kjo që me ndodhi sonte ishte diçka tjetër… Ndjenjë e rëndë”, ka thënë ai.
 
I pyetur nëse dyshon në dikë, Latifi nuk ka dashur të flasë, pasi që tashmë do të jap deklaratë në polici për rastin. 
 
Duhet cekur se, Latifi ka qenë edhe ish pjestarë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.