Filmi turk që po përlot të gjithë, Getinjo komenton ‘7. Kogustaki Mucize’
‘7. Kogustaki Mucize’ filmi me protagonist Aras Bulut ka thyer rekorde në kinematë turke.

ShowBiz
Filmi turk ‘7. Kogustaki Mucize’ që në shqip ‘Mrekullia në qeli’ është duke u pëlqyer jashtë mase edhe nga publiku shqiptar, shkruan lajmi.net.
Në rrjetet sociale është shkruar jashtëzakonisht për këtë dramë që aktorin kryesorë e ka, Aras Bulut, ai luan rolin e një babait me kufizime mendore i cili më në zhvillimin e ngjarjes bëhet shkak i një vdekjeje.
Këtë film nuk e ka lënë pa komentuar as reperi Getinjo i cili ka ndarë një foto në Instagram ku shihet duke përcjellë dramën dhe ka shkruar ‘Jam duke qarë’. /Lajmi.net/