Filmi serb me histori kosovare triumfon në Bergamo

Filmi i regjisorit serb Goran Radovanovic – “Enklava” ka fituar çmimin kryesor në Bergamo Film Meeting. Enklava sjellë një djalë të krishterë i cili duke dashur të krijojë shoqëri me shokët e fesë tjetër, asaj myslimane, hyn në probleme.

ShowBiz

15/03/2016 12:55

Ngjarja zhvillohet në Kosovën e tmerruar nga lufta dhe gjenocidi. Filmi flet për serbët në Kosovë, dhe sipas këtij rrëfimi, ata paraqiten duke bërë një jetë të ngujuar në Kosovën e pasluftës.

Filip Subaric, Denis Muric, Nebojša Glogovac, Anica Dobra, Miodrag Krivokapic dhe shqiptari Çun Lajqi janë pjesë e ekipit të filmit 92 minutësh.

Çmimi në këtë festival konsiston në shumën prej 5 mijë eurosh dhe iu nda filmit serb në edicionin e tij të 34-të. Mbi 140 filma u shfaqën në Bergamo përgjatë nëntë ditëve të festivalit.