Filmi për jetën e Van Gogh përmes pikturave (VIDEO)
Studioja fituese e Oscar-it“Breakthru Films “ ka nisur nga puna për prodhimin e filmit të parë me metrazh të gjatë i ndërtuar vetëm nga pikturat.
ShowBiz
Filmi po ndërtohet me imazhe të animuara të pikturuara me dorë në stilin e vetë artistit të Famshëm Vicent van Gogh.
Filmi hedh dritë mbi jetën dhe vdekjen misterioze të piktorit të madh holandez.
Rreth 5600 piktura janë krijuar me bojëra vaji, ku janë angazhuar më shumë se 100 artistë.
Pikturat bazohen në disa foto të projektuara dhe kur ato janë gati fotografohen dhe procesi fillon nga e para. Pas dymbëdhjetë kuadrove kemi një sekondë material filmik.
