Filmi kosovar “Shok”, shumë afër nominimit për Oscar
Edhe një film kosovar në garën për Oscar!
ShowBiz
The Academy of Motion Picture Arts & Sciences, institucioni i cili e ndan çmimin e madh Oscar, ka bërë publik dhjetë filmat të cilët i afrohen kësisoj garës për filmi më të mirë të metrazhit të shkurtër – “live action”.
Në këtë listë, mes filmave e gjejmë edhe filmin kosovar “Shok”, me regji të Jamie Donoughue.
Filmi është i vendosur gjatë periudhës së luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Këtu sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raca, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj.
Lista e nominimeve zyrtare do të bëhet me 14 janar, bashkë edhe me nominimet tjera për çmimin Oscar. / KultPlus
