Filmi i ri i James Bond 007 tashmë ka filluar të thejë rekorde

'Spectre' ka fituar numër rekord të parave gjatë shfaqjes në ditën e mërkurë dhe të enjte në Britani.

ShowBiz

30/10/2015 14:04

Britania është ‘hallakatur’ për filmin më të ri për agjentin e tyre sekret, James Bond, transmeton lajmi.net.

‘Spectre’ ka pasur një premierë të madhe në fillim të javës, ku kanë marrë pjesë edhe familja mbretërore ndërsa gjatë ditës së mëkurë dhe të enjte ka arritur të mbledhë 6.3 milionë stërlina.

Filmi paraprak, ‘Skyfall’, në fundjavën e parë ka arritur të marrë 20.1 milionë stërlina ndërsa ‘Spectre’ pritet që ta kalojë dukshëm këtë shifër vetëm në Britani./Lajmi.net

Spectre (2015)