Filmi i animuar që po kryeson fitimet në Amerikë për dy javë me radhë (VIDEO)
Disney po kreson fitimet në kinematë amerikane me për javën e dytë rresht, me filmin e tyre të animuar 'Zootopia'.
ShowBiz
‘Zootopia’ edhe një herë ka arritur të marrë më shumë vëmendjen e shikuesve sesa superheroi ‘Deadpool’ dhe filmat e ri këtë javë si ’10 Cloverfield Lane’ e ‘Brother Grimbsy’ me Sacha Baron Cohen.
Filmi i animuar këtë fundjavë ka arritur të fitojë 51.3 milionë dollarë, duke lënë pas ’10 Cloverfield Lane’ me 24.7 milionë dollarë dhe ‘Deadpool’ me 10.9 milionë në javën e pestë të tij të shfaqjes, transmeton lajmi.net.
‘Zootopia’ vetëm në dy javë ka mbledhur 148 milionë dollarë në Amerikë, ndërsa ‘Deadpool’ po vazhdon me suksese, pasi ka kaluar 300 milionë dollarë në Ameirkë ndërsa në gjithë botën filmi 50 milionë dollarësh ka mbledhur 700 milionë $./lajmi.net

