Fillon takimi Hoti – Macron në Paris
Kryeministri Avdullah Hoti, mbrëmë ka udhëtuar drejt Parisit për takimin që sot do të ketë me presidentin francez, Emmanuel Macron.
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot me fillim prej orës 11:30 do të takohet në pallatin presidencial të Elizës në Paris me presidentin Frances, Emmanuel Macron.
Pritja e Hotit do të bëhet me ceremoni shtetërore.
Një gjë të tillë ljami.net e ka konfirmuar, Xhavit Beqiri, nga Kryeministria.
“Në bazë të agjendës takimi do të fillojë në ora 11:30. Pas këtij takimi, zyra e Kryeministrit do të tregojë se për çfarë është diskutuar”, ka treguar Beqiri për lajmi.net.
Ndërkohë i pyetur se kush është pjesë e delegacionit të Kosovës, Beqiri ka thënë se përmes një njoftimi do të informoheni për këtë mirëpo, lajmi.net merr vesh se pjesë e delegacionit kosovar është edhe zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj. /Lajmi.net/