Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi, ‘Gjesti’

Ka filluar seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi i njohur në publik me emrin artistik, “Gjesti”. Seanca po mbahet e mbyllur, raporton lajmi.net Ai u arrestua me 11 mars, e kur Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njoftoi se ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar…

Lajme

13/03/2026 09:54

Ka filluar seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi i njohur në publik me emrin artistik, “Gjesti”.

Seanca po mbahet e mbyllur, raporton lajmi.net

Ai u arrestua me 11 mars, e kur Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njoftoi se ai dyshohet për kryerjen e veprave penale: “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Kanosja” si dhe veprën penale “Asgjësim apo dëmtimi i pasurisë”./Lajmi.net/