Fillon protesta e veteranëve të UÇK-së (Foto)
Veteranë të UÇK-së, janë mbledhur para objektit të qeverisë së Kosovës, për të protestuar lidhur me vonesat për fillimin e zbatimit të ligjit për pensionet e tyre.

Lajme
Protesta është thirrur nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, e drejtuar nga Xhevdet Qeriqi.
Megjithatë, këtë protestë nuk është që e kanë përkrahur të gjithë veteranët. Në atë nuk po marrin pjesë veteranët që janë pjesë e organizatës kryesore që përfaqëson interesat e tyre, Organizata e Veteranëve të UÇK-së.
Në anën tjetër, organizata e drejtuar nga Qeriqi kërkon që Qeveria e Kosovës t’i kryej obligimet që u ka mbetur në borxh veteranëve në pension, prej datës së aplikimit. /lajmi.net