Fillon mbledhja e kryetarëve të degëve të LDK-së

Ka filluar mbledhja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) me kryetarë të degëve të kësaj partie.

Lajme

04/03/2021 16:25

Besian Mustafa nga kjo parti tha mbledhja është thirrur për të të diskutuar për çështje teknik rreth përgatitjeve për Kuvendin e LDK-së me 14 mars ku pritet të zgjidhet kryetari i ri.

Mbledhja e sotme është thirrur nga kryetari në dorëheqje i LDK-së, Isa Mustafa.

Më 14 mars 355 delegat nga 38 degë të LDK-së nëpër të gjitha komunat do të mblidhen për ta dhënë votën e tyre. Atë ditë zyrtarisht do dihet kush janë kandidatët për kryetar. /Lajmi.net/