Fillon festa e Ermal Fejzullahut! Surprizohet nga kolegët

Këngëtari i njohur i estradës, Ermal Fejzullahu feston sot ditëlindjen e 30-të.

ShowBiz

23/08/2018 22:03

Gjatë gjithë ditës të shumta ishin mesazhet dhe befasitë që e përcollën artistin Fejzullahu, shkruan lajmi net.

Ndërsa tani, është këngëtari Mehdin Përgjegjaj apo Meda i cili sjell pamje të festës së Ermalit, befasinë e realizuar nga miqtë dhe familjarët. Në momentin kur hyn Ermali dhe gruaja e tij, Ariana të gjithë filluan të brohorasin teksa këndonin,”Urime ditëlindjen”.

Në videot e mëposhtme mund të shikoni atmosferën e realizuar nga kolegët e tij./Lajmi.net/