Fillojnë manipulimet, shiten biletat Kosovë-Angli në emër të regjisorit të njohur

Si edhe xhirot e kaluara edhe tani me të filluar shitja kanë filluar edhe manipulimet.

Auto & Tek

12/11/2019 20:26

Kanë filluar sërish problemet e shitjeve të biletave për ndeshjet e nëntorit, shkruan lajmi.net.

Këtë herë personat e papërgjegjshëm kanë shkuar aq larg sa që janë munduar të shesin ato në emër të regjisorit Fatos Berisha.

I cili menjëherë ka dalë me një reagim zyrtar ku thotë:

Persona të papërgjegjshëm kanë publikuar numrin tim të telefonit në portalin merrjep gjoja se unë kam bileta për të shitur për ndeshjen Kosove-Angli.
Unë nuk shes bileta. Kjo është një mashtrim dhe metodë e poshtër e intimidimit të privacisë sime. /Lajmi.net/