Jashari: Rënia e juaj për pjesën e lirisë që nuk u realizua (Video)

(Plotësim) Përfaqësuesi i OVL-UÇK-së, Xhavit Jashari, ka folur sot në ceremoninë e homazheve për të vrarit në Kumanovë, duke thënë se rënia e tyre është pjesë e lirisë e cila nuk u realizua.

Lajme

26/05/2015 15:01

“Dhembja që sot na krijuat nga mungesa e juaj do ta zëvendësojmë me idealin tuaj për lirinë e atdheut duke mos kursyer jetën. Rënia juaj është pjesë e lirisë së atdheut e cila nuk është realizuar”, ka thënë Jashari.

“Lakmitë e jetës dhe privilegjet e politikës bënë që në rastet e caktuar të harrohen edhe idealet e lirisë së atdheut. Por rënia e juaj është pjesë e lirisë së atdheut e cila ende nuk është bërë krejt”.

“Disa prej shokëve të luftës për lirinë, po u mjaftojnë pjesë që u kanë dhënë pushtuesit bashkë me qendra e vendosjes evropiane”.

“Kurse ju me luftën tuaj me rënien tuaj po e dëshmoni të kundërtën”, raporton lajmi.net.

Ndërsa ish pjestari i Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), Hysni Jashari, tha se konflikti në Kumanovë, ishte vazhdimësi e luftës së vitit 2001.

Në këtë ceremoni foli edhe djali i të vrarit Xhafer Zymberi, Argjendi, i cili në emër të familjarëve të të kosovarëve të vrarë në Kumanovë tha se babai i tij, së bashku me shokë ranë pasi që nuk i duronin shkelësit e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.

“Luftëtaret që ranë në Kumanovë ishin të dëshmuar në të gjitha luftërat dhe nuk mund të duronin kur shkeleshin të drejtat e vëllezërve tanë në Maqedoni”.

YouTube player

—————————————————-

Në sallën “1Tetori” në Prishtinë, kanë nisur homazhet për tetë kosovarët e vrarë në Kumanovë. Përveç qindra qytetarëve që janë duke bërë homazhe, aty janë parë dhe disa deputet e Kuvendit të Kosovës, ish-luftëtarë të UÇK-së, si Anton Çuni, Rrustem Bershia, Fisnik Ismajli etj.

Po ashtu edhe zyrtarë të lartë të Vetëvendosjes dhe AAK-së, kanë bërë homazhe para arkivoleve të të vrarëve në Kumanovë.

Të parët që kanë bërë homazhe pranë arkivoleve në sallën 1 tetori, janë Ushtarët e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së .

Varrimi i 8 nga nënë kosovarët të vrarë në Kumanovë do të bëhet sot në varrezat e qytetit në Prishtinë në orën 17:00.

homazhet 2 Homazhet1

Homazhe para të vrarëve në Kumanovë, Foto: Bujar Tërstena

Homazhet