Fillimi i javës sërish me rrebeshe shiu

Pjesa më e madhe e kontinentit evropian dhe rajoni ynë vazhdon të mbetet nën ndikimin e fushave të paqëndrueshme dhe masave të ftohta ajrore, ku ditëve të para të javës do të sjellin sërish një turbullirë drejt rajonit tonë, me vranësira dhe reshje të reja shiu.

Lajme

10/10/2016 07:06

Deri nga mesi i javës do të mbajë mot kryesisht me vranësira, kohëpaskohe me rrebeshe shiu dhe reshje më të vazhdueshme shiu gjatë ditës së martë. Të martën vende-vende reshjet mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Ditën e mërkurë do të mbajë mot i ftohtë, derisa reshjet pritet të pushojnë deri në mbrëmje. Nga dita e enjte do të mbajë mot pjesërisht i vranët, e të premten më ngrohtë.

Në aspektin termik, temperaturat maksimale do të luhaten nën vlera mesatare për këtë periudhë. Minimalet do të luhaten nga 2C, deri në 7C, e ato maksimale nga 10C deri në 15C, e ditën e premte do të rriten deri në 17C.

Era do të fryejë drejtimesh të ndryshme, por do të dominojnë ato nga verilindja 1-5m/s, ndërsa shtypja atmosferike do të pësojë rënie nën vlera normale. /prishtinaweather