Fillimi i këtij sezoni, më i dobëti që nga ardhja e Zidane tek Reali

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, është duke pësuar fillimin më të dobët të sezonit që nga koha kur është trajner i "Los Blancos".

Sport

16/01/2021 16:39

Zinedine Zidane ka nisur këtë sezon si më të keqin në aspektin e formës së treguar, që nga marrja e postit të trajnerit të tij, rreth katër vite më parë, transmeton lajmi.net.

Me humbjen kundër Athletic Bilbao, Real Madrid ka arritur 25 ndeshje këtë sezon: gjashtë në Ligën e Kampionëve, një në Supercopa de Espana dhe 18 në La Liga, me një rekord që nuk është shumë inkurajues, në fakt, ky është fillimi më i keq i Zidane në të gjitha sezonet e tij drejtuese “Los Blancos”, me gjithsej: 14 fitore, pesë barazime dhe gjashtë humbje.

Asnjëherë më parë Zidane nuk ka qenë në prag të eliminimit në Ligën e Kampionëve, të cilën ai e shpëtoi ditën e fundit me fitoren kundër Borussia Monchengladbach. Në La Liga, francezi tashmë ka pasur tre humbje. Tani Atletico mund të jetë dhjetë pikë larg nëse arrijnë të fitojnë tre ndeshjet që janë kanë për të luajtur.

Statistikisht, ky është fillimi i sezonit më i dobët i Zidane, në të gjitha sezonet paraprake ai kishte regjistruar më shumë pikë dhe më pak humbje se në 25 ndeshjet e para të këtij sezoni./Lajmi.net/