Filippo Inzaghi: Vëllai im meritoi gjysmëfinalen me Interin, por unë e mbështes Milanin
Ish-sulmuesi i Milanit, tani trajner i Regginas, Filippo Inzaghi, ka komentuar përballjen gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes Milanit dhe Interit. Inzaghi, që është vëllai i trajnerit të Interit, Simone Inzaghit, ka thënë se ai është i lumtur me kualifikimin e Interit në atë fazë, por shtoi se ai në atë takim e mbështetë Milanin.…
Sport
Ish-sulmuesi i Milanit, tani trajner i Regginas, Filippo Inzaghi, ka komentuar përballjen gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve mes Milanit dhe Interit.
Inzaghi, që është vëllai i trajnerit të Interit, Simone Inzaghit, ka thënë se ai është i lumtur me kualifikimin e Interit në atë fazë, por shtoi se ai në atë takim e mbështetë Milanin.
“Është gjysmëfinalja perfekte” – tha Pippo Inzaghi për SkySports Italia, transmeton lajmi.net.
“Megjithatë, unë jam i lidhur me Milanin dhe do të jem gjithmonë një tifoz. Sigurisht që do të mbështes Milanin, por jam i lumtur për vëllanë tim sepse e meritonte kualifikimin në gjysmëfinale me Interin”, deklaroi ai.
49-vjeçari, Pippo Inzaghi, ishte pjesë e Milanit nga viti 2001 kur u transferua për 36 milionë euro nga Juventusi.
Ai ishte pjesë e “Rossonerëve” deri në vitin 2012 duke e ndihmuar klubin kuqezi ta fitonte dy herë Ligën e Kampionëve në vitin 2003 dhe 2007./Lajmi.net/