Tajfuni Koppu shkakton vërshime të mëdha (Foto)
Rritja e ujërave në Filipine, si pasojë e tajfunit Koppu, po rritë shqetësimet për vërshime të mëdha në veri të vendit.

Bota
Tajfuni, i cili po përshkon ngadalë pjesën veriore të Filipineve, deri më tani ka marrë jetët e dy personave dhe ka detyruar që 16 mijë të tjerë të shpërngulen nga shtëpitë e tyre, raporton lajmi.net.
Trupat ushtarake janë dërguar nëpër zonat më të ndjeshme për të ndihmuar qytetarët por ende po ka vështirësi që ndihma të arrijë në zonat e largëta të vendit.
Pavarësisht se fuqia e tajfunit është dobësuar, ai do të qëndrojë mbi vend deri të enjten, duke shkaktuar shira të dendur.
Qyteti Casiguran në ishullin Luzon ka qenë më i godituri nga ky tajfun, i cili goditi vendin të dielën në mëngjes, duke shkaktuar erëra të forta deri 200 km në orë.
Pjesa veriore e Filipineve tashmë ka mbetur pa energji elektrike, ndërsa shumë qytetarë, janë parë teksa kanë hipur nëpër çatitë e shtëpive, me qëllim që të shpëtojnë nga rritja e nivelit të ujit./lajmi.net