Fifi kërkon ndihmën e Meridianit: Çfarë të ndryshoj tek vetja

Fifi sot ka pasur debate të ashpra brenda shtëpisë me Sarën dhe të tjerët banorë.

ShowBiz

22/11/2021 23:21

Ajo e ka akuzuar Sarën se po bën lojë me Pajtimin pas puthjes së tyre të parë, shkruan lajmi.net.

Për një moment të gjithë banorët i kanë qëndruar afër Sarës e cila kishte shpërthyer në lot pas këtyre akuzave të Fifit.

Si duket kjo gjë e ka bërë Fifin të reflektojë me veten dhe të mendojë pak më ndryshe. Ajo në një diskutim me Meridianin e ka pyetur se çfarë i duhet asaj të ndryshojë.

Ndërkohë në anë tjetër Meridiani e këshilloi që ti marrë gjërat më qetë dhe të mos reagojë ashpër në shumicën e rasteve.

Fifi pas daljes së Granitit nga shtëpia si duket nuk po e ndjen dhe nuk po e gjen veten mirë në raport me asnjë banor./Lajmi.net/