Osmani kujton Betejën e Çabratit: Paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot Betejën e Çabratit. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo betejë paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”, të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vunë në mbrojtje të popullatës civile të Gjakovës nga barbaria…

Lajme

07/05/2024 17:42

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar sot Betejën e Çabratit.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se kjo betejë paraqet stoicizmin e vajzave dhe djemve të Brigadës 137 “Gjakova”, të Zonës Operative të Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vunë në mbrojtje të popullatës civile të Gjakovës nga barbaria e regjimit gjenocidal të Serbisë.

“Në këtë betejë ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK, ndërkaq forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht rreth 100 banorë dhe rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë. Vendosja e drejtësisë është angazhim i yni i vazhdueshëm. Qoftë i përhershëm kujtimi për të gjithë dëshmorët e UÇK-së dhe për të rënët për liri!”, ka shkruar Osmani. 
Postimi i plotë: