FIFA plaçkit Brazilin

Ish sulmuesi i Barcelonës, dhe Brazilit, Romario ka vazhduar të bëjë kritika në drejtim të Federatës botërore të Futbollit (FIFA) për rolin e saj në organizimin e Kampionatit botëror 2014. 47-vjeçari, tani Kongresmen, gjatë një interviste për New York Times, kritikoi ashpër FIFA-n duke e akuzuar për plaçkitjen e shtetit nikoqir të Botërorit 2014. “Ata…

Sport

16/10/2013 22:47

Ish sulmuesi i Barcelonës, dhe Brazilit, Romario ka vazhduar të bëjë kritika në drejtim të Federatës botërore të Futbollit (FIFA) për rolin e saj në organizimin e Kampionatit botëror 2014.

47-vjeçari, tani Kongresmen, gjatë një interviste për New York Times, kritikoi ashpër FIFA-n duke e akuzuar për plaçkitjen e shtetit nikoqir të Botërorit 2014. “Ata janë duke plaçkitur popullin brazilian”, deklaroi Romario.

“FIFA mori atë që deshi: paratë. Gjërat si transporti që ndikojnë në publik, pas garës do të përfundojnë? Atyre nuk u intereson. Atyre nuk u intereson se qka mbetet prapa. Ata kanë gjetur një mënyrë të pasurohen nga Kampionati botëror dhe kështu i plaçkitin njerëzit. Ky është një turp i madh”, u shpreh Romario i cili kritikoi edhe dy legjendat e Brazilit, Ronaldo dhe Bebeto që kanë përkrahur organizimin e Botërorit 2014.