FIFA: Javën e ardhshme përgjigja për Kosovën
Përfaqësues të FIFA’s, kanë njoftuar drejtuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë se presidenti Sepp Blatter është në udhëtim dhe se së shpejti do të njoftohet në detaje për qëndrimin e FSS’s, pas ardhjes në Zurich, ka njoftuar e përditshmja serbe Novosti. Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë miqësore kundër Haitit të mërkurën, mirëpo…

Sport
Përfaqësues të FIFA’s, kanë njoftuar drejtuesit e Federatës së Futbollit të Serbisë se presidenti Sepp Blatter është në udhëtim dhe se së shpejti do të njoftohet në detaje për qëndrimin e FSS’s, pas ardhjes në Zurich, ka njoftuar e përditshmja serbe Novosti.
Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë miqësore kundër Haitit të mërkurën, mirëpo pala serbe ka paraqitur një letër ankesë në FIFA duke kërkuar që Kosovës t’i hiqet e drejta e përballjeve miqësore pasi në duelin e mesjavës u dogj flamuri i Serbisë, dhe tifozët fyen shtetin serb me këngë nacionaliste.
FSS e ka dërguar letrën e ankesës tek presidenti i FIFA’s, Sepp Blatter.
FSS para tri javësh i kishte dërguar një letër edhe sekretarit të përgjithshëm të FIFA’s, Jerome Valcke si formë e paralajmërimit se Kosova mund të shfrytëzojë duelin e parë me Haitin për “manipulim politik dhe propagandë”.
Dhe, që gjithçka të komplikohet edhe më tepër për serbët, presidenti i FFK’s, Fadil Vokrri ka njoftuar të premten se ka arritur marrëveshje për zhvillimin e një tjetër ndeshje miqësore, kësaj radhe me Turqinë, në maj.
Vokrri, Blatter dhe Karadzic“Vështirë se krerët e shtëpisë së futbollit do të lejojnë zhvillimin e këtij dueli duke pasur parasysh se FIFA kishte përfaqësuesit e saj në ndeshjen Kosova-Haiti të cilët janë bindur se krejt ky tregim i këtij takimi, ishte një gabim i madh”, shkruan Novosti.
Mirëpo, krerët e FFK’s kanë përjashtuar mundësinë që letra e Serbisë t’u prish punë tek FIFA.