FIBA me telegram ngushëllimi për vdekjen e Gazmend Sinanit
FIBA përmes faqes zyrtare ka shprehur ngushëllimet familjes dhe miqve të basketbollistit Gazmend Sinani, që sot ka vdekur në një aksident trafiku.
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2018/06/gjun.jpg)
Sport
“Me trishtim të madh FIBA mori lajmin për vdekjen e përfaqësuesit të Kosovës, Gazmend Sinani, 27 vjeçar, që vdiq në një aksident trafiku ku u lënduar edhe lojtarët Granit e Fisnik Rugova, Altin Morina dhe fizioterapeuti Kujtim Shala. FIBA iu shpreh ngushëllime familjes, miqve, bashkëlojtarëve dhe të gjithë të prekurve”, thuhet në faqen zyrtare të FIBA-së.
Më tutje FIBA shkruan se, “kjo është një goditje tragjike për Federatën e Basketbollit të Kosovës, hidhërimi i të cilit ndahet nga FIBA dhe gjithë komuniteti i basketbollit në të gjithë botën”.
FIBA shton se do të punojë me Federatën e Basketbollit të Kosovës për të ofruar të “gjithë ndihmën e nevojshme për familjen e Sinanit dhe të gjithë atyre që janë prekur nga kjo tragjedi”.