FFK ndan bursa për studentët e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, Agim Ademi: Do të jemi gjithmonë pranë studentëve
I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është shprehur i kënaqur me ndarjen e katër bursave studentore në emër të institucionit që ai drejton. Ademi përmes Facebook shkruan se bursat janë shpërndarë në bashkëpunim mes FFK-së dhe Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, transmeton lajmi.net. Ademi premtoi se FFK do jetë gjithmonë…

Sport
I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është shprehur i kënaqur me ndarjen e katër bursave studentore në emër të institucionit që ai drejton.
Ademi përmes Facebook shkruan se bursat janë shpërndarë në bashkëpunim mes FFK-së dhe Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sporteve, transmeton lajmi.net.
Ademi premtoi se FFK do jetë gjithmonë pranë studentëve, jo vetëm me bursa por edhe me krijimin e mundësive të reja për zhvillim dhe avancim në karrierë.
Ja postimi i plotë:
Kisha kënaqësinë që sot të ndaja 4 bursa studentore në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sporteve. Gjatë ceremonisë, përgëzova dekanin Florian Miftari dhe prodekanin Malsor Gjonbalaj për këtë nismë të rëndësishme që mbështet studentët e rinj në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional. Jam tejet i lumtur që ka nisur një iniciativë e tillë, teksa FFK do të jetë gjithmonë pranë studentëve, jo vetëm me bursa, por edhe duke krijuar mundësi të tjera për zhvillimin dhe avancimin e tyre në karrierë./Lajmi.net/