FFK me vendim të papritur për lojtarët e huaj

Tifozët kosovarë duhet të presin edhe disa javë për të parë cilësitë e futbollistëve të huaj, të ardhur në afatin kalimtar të janarit.

Sport

23/02/2017 17:18

Kështu, lojtarët e huaj të Trepçës ’89, Feronikelit, Trepçës dhe skuadrave tjera, nuk do të mund të aktivizohen as në javën e parë të stinorit pranveror të Vala Superligës, që nis të shtunën.

Zyrtari i FFK-së për regjistrimin e lojtarëve, Adem Qollakaj tregon arsyen përse ata nuk mund të paraqiten.

“Ende nuk kemi marrë lejen për këta lojtarë, nga federatat e tyre ku kanë luajtur së fundi. Prandaj, përderisa ata nuk kthejnë përgjigje, ne duhet të presim 30-ditëshin, sipas rregullave të FIFA-s, dhe më pas të njoftojmë FIFA-n. Tek atëherë kanë të drejtë loje”, sqaroi Qollakaj për Gazetën Olle.

brazilianet

Brazilianët Ronaldo dhe Da Conceiçao, mbrojtësi i Liberisë, Kabba Sambou, ishin tri përforcimet e ditëve të fundit të ardhura tek kampioni vjeshtor, Trepça ’89. Për mbrojtësin Sambou thuhet se ka cilësi të mira, i cili pritet ta zëvendësojë Leotrim Troshupën, që kaloi në Zvicër.

Për të njëjtën arsye, dy përforcimet e Besës së Pejës, Yacine si Salem dhe Can Gokhan, u larguan nga skuadra pejane, duke mos dashur të humbin kohë. “Jemi rikthyer në Francë pasi duhej kohë për të pritur letrat nga Federata e Francës. Prandaj, menduam se është më mirë të kthehemi këtu”, tha Salem të mërkurën.

FB_IMG_1487805415277

 Me shumë bujë erdhi tek kampionët në fuqi edhe sulmuesi Abu Kamara, për të cilin po ashtu thuhet se ka cilësi. “Ende jemi në pritje të FIFA-s për të marrë lejen për të. Shpresoj ta marrim lejen për ndeshjen me Dritën (Java 19)”, i tha Olles, drejtori i Feronikelit, Artan Berisha.

Asnjëri nga këta lojtarë nuk u paraqitet në ndeshjet e Kupës, e nuk pritet të paraqiten as në takimet e fundjavës. Gjasat janë që ata të luajnë në javën 19, kur të përmbushet afati prej 30 ditësh, që prej paraqitjes së tyre në FFK.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6