FFK mban punëtori për procesin e licencimit të klubeve për garat e UEFA-s 2026–2027
Sot në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) u mbajt punëtoria informuese për procesin e licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2026–2027, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të klubeve. Gjatë kësaj punëtorie u prezantua struktura e re e Departamentit të Licencimit, ndërsa pjesëmarrësit u njoftuan në detaje me kriteret dhe afatet e procesit…
Sport
Sot në Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) u mbajt punëtoria informuese për procesin e licencimit të klubeve për garat e UEFA-s për edicionin 2026–2027, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të klubeve.
Gjatë kësaj punëtorie u prezantua struktura e re e Departamentit të Licencimit, ndërsa pjesëmarrësit u njoftuan në detaje me kriteret dhe afatet e procesit të licencimit. Po ashtu, u diskutua edhe për përdorimin e platformës MyFFK, e cila ka rol të rëndësishëm në menaxhimin dhe administrimin e dokumentacionit në këtë proces.
Një ndër temat e trajtuara ishte edhe rëndësia e qëndrueshmërisë mjedisore në futboll, si pjesë e standardeve dhe praktikave moderne që promovohen nga UEFA.
FFK mbetet e përkushtuar në zbatimin e standardeve të UEFA-s dhe në avancimin e vazhdueshëm të procesit të licencimit të klubeve, me qëllim të rritjes së profesionalizmit dhe përmbushjes së kritereve për pjesëmarrje në garat evropiane.