Feston 10 milionëshin me “Fever”, Dua sjell videon që tregon se çfarë nuk kemi parë në klip
Dua Lipa i është gëzuar suksesit të ri të këngës.

ShowBiz
Dua Lipa ka pak kohë që publikoi projektin e ri muzikor në bashkëpunim me Angele, shkruan lajmi.net.
Kënga titullohet “Fever” dhe ka marrë mbi 10 milionë klikime në kanalin YouTube, andaj artistja shqiptare iu gëzua shumë këtij suksesi.
Dua ka shpërndarë në llogarinë e saj në Instagram një video, të cilën e kishte realizuar teksa po e xhironte pikërisht klipin e këngës “Fever”.
View this post on Instagram
“10 Milionë shikime në Fever @angele_vl ❤️ faleminderit @wearefromla !!! dhe faleminderit @bricevdh për këtë video nga prapaskenat, kështu që unë mund t’i jetoj përsëri ato 3 netë! Faleminderit të gjithëve që dëgjuan dhe shikuan dhe për të gjitha mesazhet e ëmbla! Ju dua”, shkruan këngëtarja.
Kujtojmë se Dua Lipa aktualisht po qëndron në Londër teksa vendi është në izolim të dytë për shkak të COVID-19. /Lajmi.net/
