Prokuroria Speciale nis hetimet për profilin e rremë “Lule Gjeli”

Gazetari Berat Buzhala ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka njoftuar se ka nisur hetime ndaj një profili të rrjeteve sociale “Lule Gjeli”. “I lus të gjithë viktimat e Lule Gjelit, të cilët jane shantazhu, janë kërcënu, që kanë pasë pasoja për shkak të nxitjes së urrejtes, me u lajmëru ne Prokurorine Speciale.…

Lajme

25/07/2026 12:54

Gazetari Berat Buzhala ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka njoftuar se ka nisur hetime ndaj një profili të rrjeteve sociale “Lule Gjeli”.

“I lus të gjithë viktimat e Lule Gjelit, të cilët jane shantazhu, janë kërcënu, që kanë pasë pasoja për shkak të nxitjes së urrejtes, me u lajmëru ne Prokurorine Speciale. Zyra e Prokurorise Speciale është afër New Bornit”, tha tutje ai në postimin e tij në Facebook.

Para kësaj, Buzhala të premten, për personin që e identifikon si Taulant, tha se jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se vjen shpesh në Kosovë, ndërsa ka bërë edhe pretendime për lidhje të tij me figura politike dhe institucione të sigurisë.

“Ky tipi e quan veten Taulant, jeton në Amerikë, vjen shpesh në Kosovë dhe ka raporte të ngushta me krerët e LVV-së dhe me AKI-në – me këta të AKI-së që i ka punësu Dejona”, ka shkruar Buzhala.