Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj Vuokatti 2021, shtyhet për në mars 2022

Festivali Olimpik Evropian Dimëror për të Rinj (EYOF) Vuokatti 2021, i paraparë të mbahet në dhjetor të këtij viti në Vuokatti të Filandës, është shtyrë për në muajin mars 2022.

Sport

21/04/2021 13:02

Komiteti Olimpik Evropian (KOE), ka bërë të ditur se vendimi është marrë shkaku i përhapjes së pandemisë Covid 19 në kontinentin e Evropës dhe kërkesës së bërë nga Komiteti Olimpik i Finlandës.

Sipas KOE-es, data e re e mbajtjes EYOF-it është caktuar 20-25 mars 2021.

Në dhjetor, kur ishte paraparë të mbahej Vuokatti 2021, do të organizohen vetëm garat e hokejit për meshkuj, ndërsa garat tjera dimërore do të mbahen në mars.

Në EYOF marrin pjesë sportistë të moshës 14-18 vjeçare.

Kjo është hera e dytë që Vuokatti 2021 shtyhet shkaku i pandemisë Covid 19