Festimi i Ronaldos xhirohet në film

Mënyra si Cristiano Ronaldo e festoi golin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Atletico Madridit ishte e planifikuar, sepse xhirimet do të publikohen në filmin e tij.

Sport

29/05/2014 13:59

Cristiano Ronaldo e hoqi fanellën e tij dhe tregoi muskujt para kamerave duke festuar golin e tij në finalen e Ligës së Kampionëve, sepse ishte duke u xhiruar për filmin e tij.

Sipas mediave spanjolle, ylli portugez është duke krijuar një film me titullin ‘Ronaldo: The Movie’, për të promovuar veten.

Dhe, mënyra e festimit të tij pasi realizoi nga penalltia për rezultatin përfundimtar 4:1 ndaj Atletico Madridit në finalen e Lisbonës, ishte e planifikuar, për faktin se xhirimi do të përdoret në filmin e tij.

Ronaldo ndihmoi Realin të fitojë trofeun e dhjetë jubilar të kampionit të Evropës. Individualisht, Ronaldo fitoi trofeun e tij të dytë në Ligën e Kampionëve pas triumfit me Manchester Unitedin më 2008.