Festë në familjen Istrefi, ja çka kremtojnë
Këngëtaret Nora dhe Era Istrefi janë emra shumë të njohur në estradë.

ShowBiz
Që të dyja ndajnë profesionin e njëjtë si këngëtare dhe sukseset për to nuk ndalen asnjëherë, shkruan lajmi.net.
Por, motra e tyre Nita nuk ka preferuar ta vazhdojë të njëjtën rrugë sikurse Nora e Era, kur jemi tek Nita ajo sot feston ditëlindjen.
Përmes rrjeteve sociale, Nora dhe Era kanë sjellë disa pamje nga festa e ditëlindjes së Nitës, ku atmosfera është në maksimum.
Motrat Istrefi dukeshin për mrekulli në disa imazhe që ka postuar Era në Instagram, e që duket se festa do të vazhdojë deri në orët e vona. /Lajmi.net/