Festë e madhe në Etihad për titullin e kampionit, tifozët e Cityt “pushtojnë” fushën pas ndeshjes
Manchester City ka shënuar fitore në derbin e javës kundër Chelseat, në kuadër të javës së 37-të në Premierligë. “Qytetarët”, si kampion të këtij edicioni, mposhtën 1:0 Chelsean në stadiumin Etihad, shkruan lajmi.net. Julian Alvarez ishte autori i kësaj fitoreje i cili shënoi golin e vetëm. Sulmuesi argjentinas realizoi në minutën e 12-të, falë edhe…
Sport
Manchester City ka shënuar fitore në derbin e javës kundër Chelseat, në kuadër të javës së 37-të në Premierligë.
“Qytetarët”, si kampion të këtij edicioni, mposhtën 1:0 Chelsean në stadiumin Etihad, shkruan lajmi.net.
Julian Alvarez ishte autori i kësaj fitoreje i cili shënoi golin e vetëm. Sulmuesi argjentinas realizoi në minutën e 12-të, falë edhe asistimit nga Palmer.
Ndonëse një ditë më parë siguruan titullin e radhës në Premierligë, lojtarët dhe tifozët e Manchester Cityt festuan sot suksesin.
Tifozët e Manchester Cityt që ishin të pranishëm në shkallët e stadiumit, me t’u mbyllur takimi vërshuan në fushën e blertë për të festuar titullin e më të mirit.
Futbollistët vendas u larguan drejt dhomave të zhveshjes për t’ua lënë terrenin tifozëve që zbritën në fushë në numër të madh.
Mëposhtë mund ta shikoni momentin kur ndeshja përfundon dhe tifozët vërshojnë fushën./Lajmi.net/