Ferrari lundron si varkë

Duket si makinë, lundron si një varkë, por në të vërtetë është një Ferrari…ose më saktë, një kopje identike e drunjtë e “Kokëkuqes” së famshme italiane.

Auto & Tek

24/10/2014 15:28

E cilësuar si njëra prej varkave më të çuditshme të ndërtuara ndonjëherë, u hodh në ujë për herë të dytë që nga 2001, kur u prezantua nga artisti italian, Livio De Marchi.

De Marchi ndërtoi varkën i frymëzuar nga Ferrari F50 duke e përshtatur me kushtet ku ka banesën e tij, në zonën me ujë të Venecias.

Varka prej vitesh qëndron në muzeun e San Diegos që e bleu atë prej De Marchi-t.

“De Marchi gjithnjë ka pasur dëshirën për të bërë të veten një Ferrari, dhe kjo ishte e vetmja që mund të qarkullonte nëpër Venecia”, thotë Terry Brennan, kurator i Muzeut të San Diegos.

 

/krokodili.al