Ferrari i ri kapët tinëz në kamera duke u testuar rrugëve

Në këtë fillimvit, kompania prodhuese e makinave 'Ferrari' konfirmoi se do lansojë pesë modele të reja në fund të vitit 2019.

Auto & Tek

21/10/2019 18:29

Katër prej tyre tashmë kanë debutuar – F8 Tributo, Sf90 Stradale, F8 Spider dhe 812 GTS – derisa vetura e fundit për këtë vit pritet të debutojë në nëntor.

Vetura në fjalë pritet të jetë rival i makinës ‘Porsche 911’, e cila është kapur në kamera rrugëve të Italisë, transmeton lajmi.net.

GT i ri mund të shihet duke lëvizur rreth një parkingu para se shoferi i mjetit lëvizës të afrohet te operatori i kamerës dhe t’i porosisë ata të ndalojnë xhirimet.

Një përdorues që pa prototipin beson se dritat e pasme janë LED.

Sa i përket energjisë, GT i ri i posedon motor 3.9 litra, që prodhon 592 kuajfuqi. Ky konfigurim i mundëson veturës të arrijë 100 km/h në 3.5 sekonda dhe të kapë shpejtësinë maksimale 320 km/h.

Prodhimi i Ferrari-t do bëjë paraqitjen e parë publike më 14 nëntor në Romë. /Lajmi.net/

YouTube player