Fero thotë se po i bëhet padrejtësi për rastin e vajzës, e pyetet se si flet për vetëvrasje përderisa kjo ndalohet me fenë islame

Ish reperi kosovar, Feronit Shabani i njohur si Fero dje ka kërkuar ndihmën e mediave duke thënë se është në gjendje jo të mirë për shkak të, siç thotë ai, padrejtësive që i janë bërë. Ai mbrëmë në një lidhje të drejtpërdrejtë në ATV, Fero tha se vajza e tij sot është kidnapuar, për shkak…

ShowBiz

17/09/2024 15:11

Ish reperi kosovar, Feronit Shabani i njohur si Fero dje ka kërkuar ndihmën e mediave duke thënë se është në gjendje jo të mirë për shkak të, siç thotë ai, padrejtësive që i janë bërë.

Ai mbrëmë në një lidhje të drejtpërdrejtë në ATV, Fero tha se vajza e tij sot është kidnapuar, për shkak se siç thotë ai, enti social pa i dhënë ndonjë detaj, i kanë thënë se vajza e tij ka ikur.

“Unë si prind i vajzës time ka kohë që më bëhet padrejtësi si në aspektin e vendimeve, po ashtu edhe në aspektin e mospërfilljes dhe të asaj që vet Gjykata ka marrë vendim dhe ka kohë që pres unë ta shoh vajzën time. Befasohna se vajza e ime udhëton nëpër shtete të ndryshme pa lejen time dhe pa u njoftuar se në cilin vend ajo gjendet. Dhe, më tragjike ka qenë ndodhia e sotit ku unë e konsideroj se vajza më është kidnapuar me një lloj mënyrë, për shkak se enti social më ka njoftuar se në ora katër me ardhë me e marrë vajzën, e në moment që unë shkoj me e marrë vajzën në kohën e caktuar që ata ma kanë caktuar, nuk më japin asnjë detaj se në çfarë drejtimi më është marrë vajza, vetëm se më thonë se vajza ka ikur”, tha Fero.

Ai sot në një lidhje direkte për Kosova Today të Klan Kosova ka thënë se është pak më mirë por nuk e ka treguar asnjëherë hallin e tij ashtu siç e quan ai.

“Pak më mire jam sot, dje e kam pa vajzën  Jam kaq i shqetësuar sepse i kam dyshimet e mia sekrete që nuk mund t’i them në publik. E kam inicuar një rast me datën 22 korrik edhe prej 22 korrikut dmth tash jemi në shtator edhe pak ditë bëhen dy muaj që as Prokuroria as Policia nuk e ka marrë asnjë lloj mase ndaj inicimit të rastit edhe pse unë jam i etiketuar nga Prokuroria si i dëmtuar.  “Unë vetëm tregova shqetësimet e mia cilat janë. Po du me fol vetëm rreth asaj pse Prokuroria është tu shujt kur e din çka po ndodh edhe po shuajn. Është tu mu bë mua padrejtësi në Qendrën për Punë Sociale edhe e din edhe ata edhe Prokuroria edhe nuk janw tu marr masa.”, ka thënë Fero.

Fero u pyet nga një gazetar edhe për deklaratën e tij se mund të bëj vetëvrasje e që gazetari ia ‘kujtoi’ se është e ndaluar me fenë islame të cilës Fero tash e më shumë se një vit i është përkushtuar.

“Une jam kanë në momente shumë të këqija edhe shpresoj që ti asnjëherë nuk vjen në pozitën time. Unë kur jam rehat fjalët më të mira mundem me i fol por momentalisht jam keq ju lutem edhe juve mediave mos ma keqësoni gjendjen edhe më shumë.  Edhe ty gazetar me këtë pyetje që ma bëre veç ma keqësove gjendjen më shumë. Mua është duke më u bërë padrejtësi jo që dy ditë e dy muaj por që një vit ee më shumë. Mua nuk po më jepet e drejta ime për vendimet e Gjykatës që i ka caktu vetë Gjykata edhe ajo është në mospërfillje”, ka shtuar Fero.

Ish reperi kosovar, ka akuzuar gazetaren se po anon nga ish bashkëshortja e tij duke mohuar se kishte ushtruar dhunë mbi këtë të fundit.

“Ti je duke u mundu me anu në tjera anë, nuk e di a je e paguar. Unë qe një vit e pesë muaj mundesh me e kqyr ndash në Polici, ndash në Prokurori ndash në Gjykatë unë asnjë dënim të kerrit nuk e kam, unë kërkujt ni fjalë nuk ja kam than të keqe  Prej meje nuk ka pas dhunë në familje, unë jam kanë në burg pa faj nuk e kam pas as edhe një pikë faji po flas për ditën kritike. Unë e kam pranu fajin se nuk kam pas zgjidhje tjetër për me dal prej burgut unë. Unë çdo vendim të Gjykatës për qikën e kam respektu ndërsa pala tjetër asnjë vendim të Gjykatës dhe asnjë pikë të Gjykatës nuk e ka respektu dhe këto janë çështje që i ka evidentu Qendra për Punë Sociale. Unë kam dal kam deklaru për arsye se unë ndihna i neglizhuar prej institucioneve tash nuk e di a është me dashje apo pa dashje. Unë deri tash kesh shumë rehat ndërsa tash përsëri më shqetësuat.”, ka shtuar ai.

Ai tha se ish-bashkëshortja e tij e merr vajzën dhe del jashtë shtetit pa lejën e tij, dhe sipas tij, ajo ka bërë një pasaportë të falsifikuar për të, njofton Klankosova.tv.

“Kam pasur dyshimet e mia për këtë, ka shkuar në Greqi e Turqi dhe dy shtete të tjera. Apet erdhi në Kosovë, momentalisht nuk gjendet në Kosovë. As Prokuroria e as Policia nuk e marrin në pyetje atë. Nuk ka të drejtë të marrë vajzën pa lejen time. Pasaporta në Maqedoni është e falsifikuar, është nxjerr pa lejen time”, tha ai.

YouTube player