Fernandes: Ronaldo e ndjen erën e golit, mund ta vendos ndeshjen në çdo moment
Ylli i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka lavdëruar lartë bashkëlojtarin Cristiano Ronaldo para përballjes me Atletico Madridin.

Sport
Portugezi është duke kaluar një sezon jo shumë të mirë sa i përket paraqitjeve individuale te “Djajtë e Kuq”, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Fernandes beson që do t’ia dalin mirë ndaj Manchester Unitedit, sidomos pasi kanë Ronaldon dhe Raphael Varane në skuadër, të cilët e kanë fituar në të kaluarën këtë trofe.
“Ai (Ronaldo) e ndjen erën e golit. Lojtarë të tillë mund të vendosin ndeshjet në çdo moment, gjë është ndihmë”.
“Ne gjithashtu kemi Rapha (Varane), që e ka fituar katër herë. Por, është hera e parë për dikë. Janë të uritur që të bëjnë mirë. Duan ta tregojnë”, deklaroi ai.
Ndërkohë, përballja mes Atleticos dhe Man Unitedit zhvillohet të mërkurën me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net