Fernandes lavdëron Chiellini: Çfarë lojtari, fenomen

Mesfushori i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes ka dhënë lëvdata për qendërmbrojtësin e Italisë, Giorgio Chiellini.

Sport

14/07/2021 11:58

Chiellini ishte i mahnitshëm me Italinë duke fituar Kampionatin Evropian “Euro 2020”, transmeton lajmi.net.

Fernandes ka dhënë lëvdata për Cheillinin duke e quajtur fenomen dhe beson që ishte trofe i merituar.

“Çfarë lojtari, një fenomen. Një ndër më të mirët, e meritove këtë kupë”.

“Kur njerëzit të kuptojnë kapacitetin teknik të mbrojtësve, mënyrën si mbrohesh dhe komandon, ata do kuptojnë se ti je lojtar teknik gjithashtu”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Chiellini do rinovojë edhe për një vit me Juventusin./Lajmi.net/