Fermeri nga Podujeva: Që 30 vjet s’kemi pasur rendimente më të mira se këtë vit

Fermeri nga Podujeva, Malsor Sejdiu, ka thënë se këtë vit rendimentet kanë qenë më të mirat në 30 vitet e fundit. Ai, në “Five” të TV Dukagjinit, tha se klima ka qenë një nga faktorët kryesorë për rritjen e rendimentit. “Mos të them rekorde, por 30 vjetët e fundit nuk mendoj që ka pasur rendimente…

Lajme

08/07/2024 19:07

Fermeri nga Podujeva, Malsor Sejdiu, ka thënë se këtë vit rendimentet kanë qenë më të mirat në 30 vitet e fundit.

Ai, në “Five” të TV Dukagjinit, tha se klima ka qenë një nga faktorët kryesorë për rritjen e rendimentit.

“Mos të them rekorde, por 30 vjetët e fundit nuk mendoj që ka pasur rendimente më të mira se këtë vit. Një ndër faktorët është klima, edhe njeriu, njëra pa tjetrën nuk bën. Nëse nuk ishte klima, s’do kisha mundim të bëjmë. Gjithkund ka rendiment, jo vetëm në Podujevë. Dje kemi korri 6.5 tonë, sot në fshatin Dumnicë, deri në 7 mijë e 200 kg ka dalë hektari”, tha ai.