Ferizaj: Shtetases së huaj, nga vetura i vidhet çanta me dokumente si dhe 1 mijë euro
Vjedhje e rëndë ka ndodhur dje pas mesnate në Ferizaj. Një shtetase e huaj, ka njoftuar se nga vetura e saj që e kishte parkuar në parkingun e një lokali, disa të panjohur i kanë vjedhur çantën ku kishte 1 mijë euro, dokumente personale të saj dhe të një familjareje. Rasti po hetohet. “Ferizaj 10.01.2026…
Lajme
Vjedhje e rëndë ka ndodhur dje pas mesnate në Ferizaj.
Një shtetase e huaj, ka njoftuar se nga vetura e saj që e kishte parkuar në parkingun e një lokali, disa të panjohur i kanë vjedhur çantën ku kishte 1 mijë euro, dokumente personale të saj dhe të një familjareje.
Rasti po hetohet.
“Ferizaj 10.01.2026 -02 :00 .Viktima femer shtetase e huaj ka njoftuar se nga vetura e saj të cilën e kishte parkuar në parkingun e një lokali, të dyshuar të pa njohur i kanë vjedhur çantën në të cilën kishte 1000 euro para të gatshme, dokumente personale të saj dhe të nje famlijareje.Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/