Ferizaj: Policia ndalon tri automjete që transportonin dru ilegalisht

Policia Rajonale e Ferizajt ka realizuar një aksion në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, duke ndaluar tri automjete që transportonin dru në mënyrë të kundërligjshme. Sipas njoftimit, më 6 shtator 2025, njësitë e stacionit policor në Ferizaj kanë ndalur tre automjete me targa vendore, të cilat po bartnin materiale drusore. “Në kuadër…

Lajme

06/09/2025 19:00

Policia Rajonale e Ferizajt ka realizuar një aksion në kuadër të planit operativ “Mbrojtja e Pyjeve 2025”, duke ndaluar tri automjete që transportonin dru në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas njoftimit, më 6 shtator 2025, njësitë e stacionit policor në Ferizaj kanë ndalur tre automjete me targa vendore, të cilat po bartnin materiale drusore.

“Në kuadër të zbatimit të planit operativ “Mbrojtja e pyjeve 2025”, me datën 06.09.2025, njësitë policore të stacionit policor në Ferizaj kanë realizuar një aksion në terren, gjatë të cilit janë ndaluar tre automjete me targa vendore që transportonin dru”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë Rajonale të Policisë të Ferizajt.

“Gjatë kontrollit është konstatuar se shoferët e këtyre automjeteve po transportonin materiale drusore pa dokumentacionin e nevojshëm. Në bazë të informacioneve operative, aksioni është zhvilluar me sukses, ndërsa automjetet dhe lënda drusore janë sekuestruar nga zyrtarët e pylltarisë për procedura të mëtejme ligjore”.