Ferizaj, një qytetar sulmohet dhe i vidhen 500 euro

Një qytetar nga Ferizaj është sulmuar fizikisht dhe i janë vjedhur një shumë e parave nga persona të panjohur.

Lajme

21/10/2016 11:25

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, ati i janë vjedhur 500 euro si dhe nga sulmet fizike ka pësuar lëndime trupore.

“Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka raportuar se persona të panjohur e kishin sulmuar fizikisht dhe ia kishin grabitur rreth 500€ para. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në emergjencën e Ferizajt. Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim./ lajmi.net