Ferizaj: Babai raporton zhdukjen e djalit, nuk dihet vendndodhja e tij
Një person është raportuar i zhdukur në Ferizaj, pasi është larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë informacione për vendndodhjen e tij. Rasti është raportuar më 10 nëntor, rreth orës 14:00, në rrugën “Xhemajl Kada”, shkruan lajmi.net Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka raportuar babai i tij, i cili ka bërë…
Lajme
Një person është raportuar i zhdukur në Ferizaj, pasi është larguar nga shtëpia dhe familjarët nuk kanë informacione për vendndodhjen e tij.
Rasti është raportuar më 10 nëntor, rreth orës 14:00, në rrugën “Xhemajl Kada”, shkruan lajmi.net
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rastin e ka raportuar babai i tij, i cili ka bërë të ditur se djali i tij, me aftësi të kufizuara intelektuale, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku ndodhet.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është nën hetime. /Lajmi.net/