Ferit Idrizi mban mbledhjen e parë të qeverisjes komunale, prezanton kabinetin qeverisës

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e parë të qeverisjes komunale. Ai ka thënë se në këtë mbledhje është prezantuar përbërja e re e kabinetit qeverisës, shkruan lajmi.net. “Jam i lumtur që katër vitet e ardhshme do të punoj bashkë me këtë ekip ekspertësh  të përzgjedhur me kujdes,…

Lajme

12/01/2026 11:01

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka mbajtur mbledhjen e parë të qeverisjes komunale.

Ai ka thënë se në këtë mbledhje është prezantuar përbërja e re e kabinetit qeverisës, shkruan lajmi.net.

“Jam i lumtur që katër vitet e ardhshme do të punoj bashkë me këtë ekip ekspertësh  të përzgjedhur me kujdes, profesionalizëm dhe përkushtim për t’i shërbyer qytetarëve të komunës tonë. Mandati i ri është vazhdimësi e punëve të mira dhe projekteve të mëdha”, ka shkruar Idrizi në Facebok.

Përbërja e kabinetit qeverisës:

Shpëtim Zhegrova – Nënkryetar i Komunës

Bujar Shatrolli – Shef i Kabinetit të Kryetarit

Hyrie Uka-Hoxha – Drejtoreshë e Administratës

Naile Bekteshi – Drejtoreshë e Arsimit

Medina Bunjaku – Drejtoreshë për Kulturë, Rini dhe Sport

Drilon Jusufi – Drejtor për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit

Remzi Ahmeti – Drejtor për Inspektime

Lorik Maxhuni – Drejtor për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale

Ilmi Azemi – Drejtor i Prokurimit

Isuf Jashari – Drejtor për Buxhet, Financa dhe Thesar

Benjamin Shala – Drejtor për Shërbime Publike

Maliq Ferizi – Drejtor për Zhvillim Ekonomik dhe Investime Kapitale

Agron Përçuku – Drejtor për Diasporë

Isa Hajrizi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim

Bedri Dobra – Drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë

Besim Shyti – Drejtor për Bujqësi dhe Zhvillim Rural

“Na priftë e mbara!”, ka shtuar Idrizi. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë: