Ferdinand: Chelsea kërcënim absolut pas transferimit së Lukakut, mund ta fitojnë titullin

Ish legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand ka folur lidhur me Chelsean pas marrëveshjes për Romelu Lukakun.

Sport

09/08/2021 22:18

Lukaku ka udhëtuar në Londër për të kompletuar kalimin te Chelsea për 115 milionë euro nga Inter, transmeton lajmi.net.

Ferdinand ka bërë të ditur se me belgun, Chelsea do jetë ndër favoritët për titull.

“Kam biseduar me të së fundmi dhe është i uritur. Nuk e ka konfirmuar se ka nënshkruar për Chelsea, por më ka thënë se për këtë edicion është i uritur”.

“Mendoj se ky djalë vjen me fuqi të plotë dhe e kam fjalën kush ka pasur dyshime do t’iu dëshmojë të kundërtën”.

“Ka pasur një stadium të plotë të Unitedit që dyshonte. Shumë njerëz nuk u shqetësuan kur u largua”.

“Lukaku të garanton 20 gola për minimum. Të garanton atë. Ka shënuar gola ku ka qenë, është golashënues elitar, është aq e thjeshtë”.

“Nëse merr shanset e Timo Werner që kishte vitin e kaluar, do shënojë 30-35 gola. Mendoj se Werner gjithashtu do jetë i rëndësishëm për ta, në mënyrën si vrapon dhe krijon hapësirë”.

“Chelsea kanë arteri përpara, të ndërtuar nga talentët e bashkuar, me lojtarë të ndryshëm. Lukaku aty i bën kërcënim absolut për titull. Ata mund ta fitojnë”, deklaroi ai.

Premierliga nis qysh në vikendin e ardhshëm me një super betejë, si Tottenham – Manchester City./Lajmi.net/